Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se është gjetur pjesa që mungonte për të rregulluar tubacionin e dëmtuar, që ka lënë prej disa ditësh pa ujë të pijshëm banorët.

Ajo u shpreh se për pak pjesa mbërrin në aeroportin e Rinasit, ndërsa shtoi se kjo nuk është një kohë për të bërë analiza, por për të gjetur zgjidhje.

“Mendoj që nuk është momenti të ndajmë përgjegjësitë, por dy gjëra duke qenë se bashkia nuk ka varësi ndaj Ujësjellësit, pra Ujësjellësi prej dy vitesh i ka kaluar në administrim Agjencisë Kombëtarë të Ujësjellësve. Lajmi i mirë është se sot testimi ka rezultuar pozitiv në provën e fundit dhe një pjesë e qyteti, pra pjesa e Lungomares me një presion minimal për të mos rritur niveli ne riskut derisa të bëjmë zgjidhjen përfundimtare. Pompa në këtë testim gradual do të fillojnë të furnizojnë pjesë të veçanta të qytetit. Por theksoj se në qytet operojnë prej 3 ditësh mbi 15 bote uji, por i kemi dhënë prioritet institucioneve. Protesta organizohet nga opozita dhe nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të opozitës. Nuk është momenti që të bëjnë opozitë me një fatkeqësi natyrore. Kjo është një analizë që i takon ndërmarrjes së ujësjellësit. Lajmi i mirë është që pjesa është gjendur dhe është duke mbërritur në aeroportin e Rinasit”, tha Brunilda Mersini.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb