Këtë të martë mbahet protesta e 122-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.

Aktivisti Arben Kola u shpreh se po tentohet të bënë rozë disa histori që nuk janë të tilla, pasi sipas tij, ka diçka më shumë, referuar pjesë nga komunikimet mes ish kreut të SHISH Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi.

“Rama në burg, Berisha në burg, Belinda në burg. 122 netë vetëdije qytetare dhe kombëtare. Skandali i SHIK vijon të jetë lajm në mediat ndërkombëtare, por në mediat e shitura në Shqipëri po trajtohet si histori rozë. Kam një thirrje për SPAK dhe BKH. Veproni dhe arrestoni tradhtarin Bajram Begaj, i cili ka cënuar sigurinë kombëtare. Kemi edhe Vlorën. Gjithashtu, kemi edhe Ramovicin. Të gjithë këta janë shkaktarë të shitjes së Shqipërisë. Mos u merrni me histori rozë, shteti ka rënë. Shqipëria i takon shqiptarëve dhe jo tradhtarëve. Kush e do këtë vend të bashkohet në këtë vend”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb