Vlora Hysenit iu komunikua masa “arrest shtëpie”. Ish drejtoreshës së SHISH ka lënë ambientet e GJKKO.

Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe dyshohet se ka dhënë edhe informacione të klasifikuara.

“News 24 e pyeti a i ka fikur radarë për llogari të Ergys Agasit dhe a ka dhënë informacione ,por veçse zgjodhi në hyrje të baltoste gazetarët, në dalje pas u përball me faktet zgjodhi të kyçte gojën”, tha për News24 gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se teksa hynte në GJKKO për t’u marrë në pyetje, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi në mënyrë të paprecedentë gazetaren e News24, Klodiana Lala.

Sapo Lala iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi akuzat e rënda, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje që aludonte për takime me “agjentë serbë”.

Gazetarja komentoi në lidhje live më pas duke thënë “Se cilave takime i referohet Hyseni, do duhet t’i sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”. Ajo shtoi se akuzat do t’i ndjekë në rrugë ligjore.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb