Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar përmes një postimi lidhur me protestën e qytetarëve të Vlorës, të cilët kanë dalë në rrugë për shkak të mungesës së ujit prej disa ditësh.
Vokshi shkruan se në mes të dimrit, një qytet bregdetar mbetet pa ujë, ndërsa institucionet përgjegjëse heshtin.
Sipas Vokshit, kjo situatë nuk është çështje politike, por një nevojë jetike dhe një e drejtë themelore. “Mesazhi është i qartë: ‘Ju gala, ne pa la!’”, shkruan ajo, duke theksuar se zëri i qytetarëve të Vlorës është i drejtë dhe i fortë.
