Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës ku një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Një automjet tip “Porcshe” ka shytpur 17-vjeçarin Leandro Shametaj teksa ishte duke kaluar në rrugë.

Shoferi dyshohet se ka qenë me shpejtësi dhe i dehur.

Familjarët janë në spital dhe kërkojnë të tërheqin trupin por deri tani nuk marrin asnjë përgjigje dhe i kanë lënë në pritje.

Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.

Situata është shqetësuese, pasi vonesa po zgjat ndjeshëm dhe po shkakton tension mes familjarëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb