VLORË

Një 25 vjeçar ështe qëlluar me armë zjarri nga kunati i tij 15 vjeçar. Ngjarja u shenua në Vlore pas nje konflikti te çastit mes 25 vjeçarit Xhuljano Muça dhe familjareve te se fejuares se tij.

Pas debateve qe ata paten vellai i te fejuares, qelloi me arme zjarri mbi kunatin e tij duke e lene te plagosur. Mesohet se 15 vjeçari qelloi nga ballkoni i baneses mbi kunatin me armen e te atit i cili eshte polic ne ne burgun e Vlores.

Pas kesaj 25 vjeçari u transportua ne spitalin e Vlores ku ndodhet jashte rrezikut per jeten ndersa policia shoqeroi ne komisariat 15 vjeçarin dhe babain e tij.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: