VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar, i cili ka dhunuar punonjësin e policisë që e ndaloi në rrugë, në zonën e Ujit të Ftohtë.

Mësohet se 21-vjeçari nga Tirana, Mateus Ferhati, udhëtonte me një automjet tip “Porche” me targë AA211ML, në momentin që është ndaluar nga punonjësi i policisë L.S., që ishte me shërbim në aksin rrugor tek Uji i Ftohtë.
Sipas policisë, i riu ka dalë nga mjeti dhe e ka goditur policin me grushte, për motive të dobëta.

“Godet punonjësin e policisë në shërbim, vihet nën pranga nga Policia e Vlorës. Arrestohet në flagrancë shtetasi: Mateus Ferhati, 21 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij personi në lagjen “Ujë i ftohtë” për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Porche” me targë AA211ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L.S., gjithashtu duke e goditur (me grushte) këtë të fundit, për motive të dobëta.”- thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: