VLORË-Policia E Vlorës ka asgjësuar ditën e sotme 500 bimë kanabis. Burime nga policia bëjnë me dije se 345 bime u gjetën në Velç në vendin e njohur si “Përroi i Asomatit”.

154 bimë u gjetën në Treblovë në vendin e njohur si “Përroi i Gerhanit”. Lënda narkotike ishte mbjellë në 8 parcela dhe arrinte gjatësinë 140-154 cm. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(a.n/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: