Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Peshkëpi, bashkia Selenicë, ku një automjet tip Benz është përplasur me një motor.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar në Spitalin e Vlorës dhe po merr ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb