Banorët e Smokthinës dolën sot në protestë duke bllokuar rrugën në kthesën e Varrtavës, mes Kotës dhe Gjormit, në drejtim të Velçës, për të kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e rrugës së tyre, e cila prej kohësh ndodhet në gjendje të rëndë.

Dhjetëra protestues qëndruan në mes të rrugës për disa minuta, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve për nevojën e riparimit të menjëhershëm të infrastrukturës.

Banorët shprehen se premtimet për rikonstruksionin e rrugës janë bërë shpesh herë, por deri tani nuk janë zbatuar, gjë që ka çuar në këtë veprim simbolik për të kërkuar përgjigje konkrete.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb