VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar sot një person të shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në pranga ka rënë shtetasi Aurel B. Çulanaj, vjeç 28, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u krye në lagjen Partizani, ndërsa gjykata e ka dënuar me 20 ditë burg, pasi është konstatuar nga specialistët e qarkullimit rrugor pa dokumentacionin përkatës.
(ma.ar/BalkanWeb)
