VLORË-Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest me burg” për Nefail Islamaj, i cili dyshohet për falsifikim dokumentesh.

“Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Nefail Islamaj, noter, i dyshuar për veprën penale të “fallsifikimit të dokumentave”. Në zbatim të vendimit të gjykatës, Policia e Vlorës ka kryer arrestimin e tij pasditen e së enjtes (dt.27.05.2015.) Në bazë të hetimit, ka rezultuar se i dyshuari, gjatë ushtrimit të funksionit noter, ka fallsifikuar përmbajtjen e dy prokurave, duke lejuar që të nënshkruajë në emër të një trashëgimlënësi, një shtetase tjetër që nuk kishte lidhje me të, me qëllim dhënien e një trualli për ndërtimin e një pallati në një zonë pranë qendrës së qytetit të Vlorës. Ky fallsifikim është kryer në vitin 2009, ndërkohë që ndërtimi i pallatit është bllokuar, për shkak se trashëgimtarët e ligjshëm nuk e lejojnë vijimin e punimeve, për shkak të fallsifikimit të dokumentave nga ana e noterit. Ky fallsifikim ka sjellë si pasojë një situatë konfliktuale të ashpër ndërmjet trashëgimtarëve të ligjshëm dhe personave që kanë paguar për blerjen e apartamenteve dhe dyqaneve. Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë rezulton se shkak i këtij konflikti të ashpër civil është rrjedhojë e veprimeve antiligjore të noterit Nefail Islamaj, i cili është arrestuar pasditen e sotme, me kërkesë të Prokurorisë Vlorë.”-behet me dije nga Prokuroria Vlore.

Policia ka arrestuar këtë të fundit pas vendimit të gjykatës. “Policia e Vlores ka arrestuar shtetasin: Nefail I. Ismalaj, vjeç 63, banues ne Vlore, me profesion Noter. Arrestimi i tij u krye ne ambientet e zyres noteriale, perballe Prokurorise ku ushtronte profesionin e tij, pasi ky shtetas ka kryer vepren penale “Fallsifikimi i dokumentave” per çeshtje pronesie. Gjykata e Rrethit Gjyqesore Vlore ka caktuar masen e sigurise “Arrest ne Burg”.”- njofton policia e Vlores.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: