Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregun e detit, përgjatë Lungomares së Vlorës.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet.

Forca të policisë ndodhen në vendngjarje, ku kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet, ndërsa priten informacione të tjera zyrtare në vijim.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:00, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Sh. H., 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb