Dhuna në familje vijon të mbetet problem në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht masave dhe ndërgjegjësimit, shumë burra vazhdojnë të dhunojnë partneret apo bashkëshortet e tyre.

E tillë ishte edhe ngjarja e fundit në Livadhja të Sarandës, ku një 49-vjeçar ka goditur me gotë qelqi bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime. Policia ka arrestuar dhunuesin e dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin P. K., 49 vjeç, banues në fshatin Livadhja, Finiq, pasi dyshohet se ka goditur me një gotë qelqi në fytyrë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb