VLORË- Policia e qytetit bregdetar të Vlorës arrestoi sot një 41-vjeçar me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Sipas burimeve të policisë, shtetasi Julian Hodaj 41 vjeç është kapur me 10 gr kokainë.
Të njëjtat burime sqarojnë se lëndën narkotike ai e kishte fshehur në mjetin e tij tip ‘Benz’ me targë AA791JN.
Blutë e Vlorës kanë bërë arrestimin e këtij shtetasi, ndërsa hetimet për këtë rast vijojnë.
(ma.ar/BalkanWeb)