Një ambient shërbimi është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të mbrëmjes. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Flakët janë përhapur me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale mendohet të jenë të konsiderueshme. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht ngjarjen.

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb