Nga:ENRIK MEHMETI
VLORE- Rritet numri i përdoruesve të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës të cilët përfshihen nga drogat e klasifikuara të rënda. Kjo gjë është bërë e ditur nga ana e doktor Krenar Malaj, i cili drejton qendrën ku të varurit nga lëndë narkotike marrin Medatonin.

Sipas mjekut, fillimisht në këtë qendër, me përmasat 5 metra katrorë e financuar nga qeveria amerikan,e kanë ardhur rreth 50 persona, për aq sa ka qenë e programuar. Më pas, numri ka ardhur duke u rritur duke shkuar në rreth 150 persona që marrin Metadonin.

Sipas mjekut, vetëm ditët e fundit numri i personave për të marrë Metadonin ka qenë 14, ndërkohë që mendohet se numri është akoma më i madh por iu vjen turp të vijnë në qendër.

Midis personave që përdorin drogën me shiringë janë dhe 5 femra, por ajo që është akoma më shqetësuese është fakti që nuk mungojnë dhe 14 apo 15 vjeçarët në përdorimin e këtyre lloj drogash, të cilët e nisin si një lojë kryesisht nga shoqëria me hashash dhe përfundojnë te kokaina apo heroina.

Sipas mjekut janë disa faktorë që i shtyjnë këta njerëz të përdorin lëndë narkotike, që nga kurioziteti dhe deri te problemet ekonomike sepse mendojnë se me drogë do të gjejnë qetësinë nga stresi. Sipas mjekut, nëse përdoruesit nuk përdorin metadon, shumë prej tyre kthehen në një kontingjent kriminal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb