Policia e Vlorës ka vënë në pranga nënë e bir pasi tentuan të fshehnin një fëmijë të vogël pasi nuk donin ta lejonin të shkonte te nëna e tij.

Zyrës së Përmbarimit Vlorë ka shkuar në banesën e tyre për të bërë ekzekutimin e gjykatës, por nëna dhe djali fshehë fëmijën e vogël. Ky veprim ka vënë menjëherë  në lëvizje policinë e Vorës , e cila vuri në pranga nënë dhe bir.

Njoftimi i policisë:

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A.N., 66 vjeçe dhe J.N., 39 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tyre është bërë pasi ditën e djeshme, në banesën e tyre në lagjen “Kushtrimi” Vlorë kanë shkuar punonjësit e Zyrës së Përmbarimit Vlorë për të bërë ekzekutimin e vendimin të gjykatës për kalimin e fëmijës së mitur nënës së saj shtetases E.N., 37 vjeçe, por shtetasit e mësipërm kanë fshehur fëmijën me qëllim mosdorëzimin prindit tjetër.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e shtetasve A.N dhe J.N për veprën penale “Marrja e padrejtë e fëmijës, e kryer në bashkëpunim” duke ia referuar rastin Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb