Një person është plagosur me thikë në Vlorë këtë të shtunë.

Policia e Vlorës njofton se 44-vjeçari me inicialet I.S,  është dërguar menjëherë në spital.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetas F. Z., 48 vjeç, është shoqëruar nga Policia. Të reja të tjera priten në vijim, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi:

Vlorë / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, si pasojë e një konflikti është plagosur me mjet prerës shtetasi I. S., 44 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin F. Z., 48 vjeç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb