Policia e Vlorës ka parandaluar dy ngjarje kriminale që mund të kishin pasoja për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit dhe strukturave të DVP Vlorë.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas:

O. Xh., 23 vjeç, u arrestua pasi në lagjen “Kushtrimi”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri në kokë shtetasin E. D., 33 vjeç. Viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

E. Z., 56 vjeç, u arrestua në lagjen “Uji i Ftohtë” pasi goditi me thikë shtetasin M. I., 64 vjeç, gjatë një konflikti për motive të ngjashme. Edhe ky i fundit ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Të dyja rastet janë referuar për veprime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Parandalohen 2 ngjarje të mundshme kriminale me pasoja për jetën, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë.

Arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë të 2 shtetasve.

Strukturat e DVP Vlorë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dy konflikteve të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Vlorë, duke vënë në pranga 2 autorë të dyshuar, konkretisht:

-u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasi O. Xh., 23 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:30, në lagjen “Kushtrimi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me levë hekuri, në kokë, shtetasin E. D., 33 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi E. Z., 56 vjeç, pasi dyshohet se dje, rreth orës 19:45, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin M. I., 64 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për të dyja rastet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb