Policia e Vlorës intensifikon kontrollet rrugore, dhe si pasojë janë arrestuar tre drejtues automjetesh të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e qarkullimit rrugor raportuan gjithashtu se gjatë muajit prill, janë arrestuar 9 drejtues automjetesh , janë pezulluar 6 leje drejtimi dhe mbi 2525 masa administrative.

Njoftim:

Gjatë kontrolleve të intensifikuara të ushtruara nga shërbimet e qarkullimit rrugor në Vlorë, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh:

•N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë duke ju ofruar atyre një shumë monetare prej 4000 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.
•A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•S. Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit Prill, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë vijuar kontrollet në akset urbane dhe interurbane, duke ndërhyrë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën në rrugë. Si rezultat janë:
•arrestuar 9 drejtues automjetesh;
•pezulluar 6 leje drejtimi;
•vendosur 2525 masa administrative .

Shkeljet më të konstatuara:
•314 gjoba për parakalime të gabuara;
•171 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•124 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit ;
•51 drejtues të ndëshkuar për drejtim nën efektin e alkoolit;
•51 masa për tejkalim të shpejtësisë përtej normave të lejuara .

Policia Rrugore e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë, alkoolin dhe çdo shkelje që cenon jetën.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb