Rruga “Remzi Ramo”, në qendër të qytetit të Vlorës, ndodhet në gjendje alarmante, mes gropave dhe baltës. Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e BalkanWeb, ku banorët e zonës kanë denoncuar situatën me të cilën ndeshen çdo ditë.

Sipas tyre, gjatë reshjeve rruga shndërrohet në një moçal, duke e bërë pothuajse të pakalueshme. Ata theksojnë se, pavarësisht ankesave të vazhdueshme tek Bashkia e Vlorës, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë.

Banorët i kërkojnë Bashkisë së Vlorës që të ndërhyjë për rehabilitimin e kësaj rruge, e cila ndodhet në zemër të qytetit dhe përbën një problem serioz për komunitetin.

Ironikisht, ndërsa në Vlorë pritet të zhvillohen projekte gjigante turistike si në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec, me resorte luksoze dhe investime miliona euro, banorët në zemër të qytetit ecin mes gropave, baltës dhe rrugëve që duken si të braktisura prej dekadash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb