Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kap në flagrancë jashtë banesës, duke shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Masa ishte vendosur ndaj të riut për veprën penale “Përndjekja”. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një 12-vjeçar dhe e ka nxitur atë për përdorimin e substancave narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Përndjekja”.

Ky shtetas u kap në flagrancë jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 26-vjeçari ka përndjekur një të mitur 12-vjeçar, si dhe e ka nxitur për përdorimin e substancave narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb