Një zjarr masiv ka përfshirë mbrëmjen e sotme pyjet në kodrën e fshatit Dukat.

Vatra e zjarrit ndodhet në një terren të vështirë, ndërsa era që fryn ndihmon në përhapjen e flakëve.

Banorët e Dukatit janë angazhuar menjëherë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, ndihmuar me ujë nga një autobot, ndërsa kanë lajmëruar zjarrëfikëset dhe Emergjencat Civile.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb