Vodafone Albania kujdeset që klientët Vodafone të marrin gjithmonë shërbimet më të mira në treg. Në këtë kuadër,  aplikacioni “My Vodafone” i krijuar posaçërisht për ti ofruar klientëve Vodafone kontroll të plotë mbi komunikimin e tyre, vjen me të tjera risi në versionin e ri të sapo prezantuar në treg.

Versioni i ri i aplikacionit “My Vodafone” sjell së fundmi funksionalitetin e “Rimbushjes”. Tashmë të gjithë klientët Vodafone që kanë shkarkuar aplikacionin “My Vodafone” në telefonin e tyre, mund të kryejnë shërbimin e rimbushjes direkt nga telefoni  duke përdorur një kartë krediti/debiti .Rimbushja kryhet në kohë reale dhe klientët marrin konfirmimin për statusin e rimbushjes në aplikacion si dhe nëpërmjet sms.

Por nuk mbaron këtu. Vodafone shpërblen të gjithë përdoruesit e “My Vodafone” me një shorte,  fituesit e të cilit do të përfitojnë  një udhëtim çift falas në brigjet fantastike të Cote D’Azur në  Francë.  Vetëm duke u regjistruar në menunë  “Tour” të aplikacionit “My Vodafone”, klientët bëhen pjesë e lojës promocionale “My Vodafone Tour” dhe mund të jenë pikërisht ata, 5 fituesit të cilët do të shijojnë udhëtimin 7-ditor në rivieren e bukur franceze. Loja promocionale është e vlefshme deri më 19 Maj 2016, ditë kur do të përzgjidhen edhe fituesit.

Vodafone Albania ka në fokus të aktivitetit të vet, shfrytëzimin e mundësive që të ofron teknologjia për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e klientëve me shërbime inovative dhe unike në treg. Për këtë arsye, klientët Vodafone janë të parët që prekin nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e telekomunikacionit dhe avantazhet që ato ofrojnë.

Për më shumë informacion rreth aplikacionit “My Vodafone” dhe shërbimeve dhe produkteve të Vodafone Albania, vizitoni www.vodafone.al

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: