Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur në një banesë dy kasaforta me para. Ngjarja ndodhi në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kasaforta” u arrestua shtetasi Kristian Fusha, ndërsa në pranga u vu bashkëpunëtori i tij, 23-vjeçari me inicialet M. N., ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në këto kasaforta sipas policisë, ishin 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se dy të rinjtë janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Kasaforta”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:

– K. F., 27 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M. N., 23 vjeç, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 14.07.2022, kanë vjedhur, në një banesë, në lagjen “Ali Demi”, 2 kasaforta me 100 000 lekë të rinj dhe mjete identifikimi. Gjithashtu, rezulton se shtetasit K. F. dhe M. N. janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në banesa, për të cilat vijon puna, me qëllim dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb