ELBASAN

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e dytë të vjedhjes së një makine. Dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin morën një makinë dhe më pas e braktisën atë disa orë më vonë.

Pas punës intensive u bë e mundur arrestimi i tyre, ndërsa ndaj tyre tashmë rëndon akuza e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë  ku shtetasit Xh.M dhe J.T., në bashkëpunim me njëri- tjetrin,  kanë vjedhur një automjet  në pronësi të shtetasit E.Ll.,  të cilin e kanë braktisur disa orë me vonë, Shërbimet e Policisë së Komisariatit  të  Policisë Elbasan pas një pune intensive, të mirë-organizuar dhe të pandërprerë, kanë bërë të mundur  lokalizimin dhe arrestimin e  autorit të dytë  të shpallur në kërkim shtetasi  J.T., 25 vjeç,  banues në fshtin Katund i Ri, të Elbasanit.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për  veprimet e mëtejshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: