Zbardhet vjedhja e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Pas hekurave ra një 22-vjeçar dhe u proceduan 5 të mitur. Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
NJOFTIMI I POLICISE
Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Pajisjet”. Zbardhen autorësia dhe rrethanat e vjedhjes së konstatuar 4 ditë më parë, në shkollën “Besëlidhja”. Identifikohen 6 shtetasit që hynë pas mesnate, në ambientet e shkollës, vodhën 19 pajisje dhe dëmtuan dyert e shkollës. 5 prej tyre, shtetas të mitur, u proceduan penalisht, ndërsa bashkautori, 22 vjeç, u vu në pranga. Gjenden 16 prej pajisjeve të vjedhura (laptopë, videoprojektorë dhe server), të fshehura në një objekt në ndërtim dhe në banesën e të arrestuarit.
Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale të kryera menjëherë pas njoftimit, pasditen e datës 15.03.2026, se në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, Lezhë, ishin vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serveri qendror i kamerave të sigurisë, si dhe ishin dëmtuar dyer të objektit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vijim, në kuadër të operacionit të koduar “Pajisjet”, u vu në pranga shtetasi A. B., 22 vjeç, si dhe u proceduan penalisht 5 të mitur të moshave 15-17 vjeç (3 prej tyre, nxënës në këtë shkollë), të cilët dyshohet se janë nxitur nga 22-vjeçari, për kryerjen e këtij krimi.
6 shtetasit dyshohet se rreth orës 01:00 të datës 14.03.2026, kanë hyrë në ambientet e shkollës “Besëlidhja”, kanë dëmtuar dyer e objektit, si dhe kanë vjedhur 16 laptopë, 2 videoprojektorë dhe serverin qendror të kamerave të sigurisë.
Më pas, 6 shtetasit kanë transportuar pajisjet, me automjetin e të arrestuarit, dhe i kanë fshehur ato, në bodrumin e një pallati aktualisht në ndërtim dhe në banesën e 22-vjeçarit. 16 prej pajisjeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin u transportuan. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
