LIBRAZHD

Një 25 vjeçar i dyshuar si autor i dy vjedhjeve të banesave është arrestuar në qytetin e Librazhdit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, me të marrë njoftimin për vjedhjen e dy banesave të shtetasve D. M., dhe Z. M., në fshatin Dorëz, Librazhd, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre vjedhjeve.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë e mundur ndalimi i automjetit tip “Mercedes-Benz” që drejtohej nga shtetasi Elton Musta, 25 vjeç me banim Tiranë, i cili po transportonte me automjetin e mësipërm sendet e vjedhura konkretisht:

Dy TV “Samsung”, laptop, fshesë korenti, si dhe një moto-korrse bari etj. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Musta 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: