Një 51-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka fshehur vjedhjen e vëllait të saj në një firmë, ku ajo ishte bashkëpronare.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se ka rënë në pranga shtetasja Azeta Shijaku, ndërsa ka nisur hetimi për dy fëmijët e saj,
Fshehu vjedhjen e të vëllait në firmën ku ishte bashkëpronare, arrestohet 51-vjeçarja në Tiranë, e pëson keq edhe djali dhe vajza e saj, shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç, pasi kanë penguar në zbulimin e të vërtetës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
