Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se i ka vjedhur makinën një 62-vjeçari. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E.T., banues në fshatin Mëzez, Tiranë.

Ai dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, në Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari, që u gjet i braktisur dhe dëmtuar në rrugë në këtë qytet.

“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen e shtetasit E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Mëzez, Tiranë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se në rrugën “Kiço Greço”, Korçë, ka vjedhur automjetin e një 62-vjeçari. Automjeti u gjet në lagjen nr. 17, i braktisur dhe i dëmtuar.”, sqaron policia.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: