Kreu i PD Sali Berisha theksoi se asnjëherë Shqipëria nuk ka qenë në gjendje kaq të mjerueshme dhe e korruptuar siç po ndodh me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Berisha e cilëson Ramën “armik të egër të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ndërsa përmend korrupsionin e kryer nga Belinda Balluku.

“Miliarda euro porti i Durrësit, ku ai ndërton Dubain e 1001 netëve të tij. Qindra milion euro me AKSHI-n e Lindave, qindra mln euro me Erion Velinë, Miliarda me Lubinë e tij dhe rrugë që nuk janë kryer kurrë. Këto para shndërron në krim elektoral, në vota të blera dhe votat e blera në vjedhje më të mëdha”, tha ai.

Gjithashtu Berisha u shpreh se Rama ka ndjekur vetëm politikën e shpopullimit të vendit, ndërsa shtoi se me Portin e Durrësit kërkon të krijojë “Dubain e tij”.

“Edi Rama është një kufomë politike, një kalbësirë politike i damkosur. I disktretituar i tmerruar, por sërish njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës do të mbetet në atë zyrë sa kohë ne nuk do ta tërheqim prej saj siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror. Diktatura ishte e pashembullt në Europë, ajo “ekzekutoi mijëra shqiptarë për liri, dinjitet, për besimin tek Zoti, internoi me dhjetëra mijëra, persekutoi me qindra mijëra, përdori tiraninë e mjerimin, izolimin. Ai regjim vendosej mbi disa shtylla që rëndonin mbi shqiptarët. Sot regjimi i Ramës ngrihet mbi tre shtylla turpi që rrënojnë çdo ditë qenien tonë. Nëse Enver Hoxha me varfërinë shtypjen i shnderroi shqiptarët në popull fantazmë. Rama me krimin mashtrimin farsën elektorale dhe ligjin mburojë po e shdërron Shqipërinë në sheun e jo shqiptarëve. Po shkreton kombin për të ndërtuar parajsën e tij dhe të hajdutëve të tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb