Një 52-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit  pasi dyshohet se ka vjedhur me thyerje në një automjet në Golem.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 52-vjeçari;

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë:
-arrestuan shtetasin A. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, sepse më datë 17.09.2025, dyshohet se ka vjedhur me thyerje, në një automjet në Golem. Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 52-vjeçari;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: