Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e një 82-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. T., 82 vjeç, në fshatin Selcë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
