Një 44-vjeçar ka rënë pas hekurave, pasi akuzohet për vjedhje të një shume parash në një automjet. Ngjarja ndodhi në Kamzë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra Ruzhdi Mici.
“Vodhi një shumë parash, në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, identifikohet dhe kapet menjeherë pas krimit, 44-vjeçari. Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura, si dhe automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
Menjëherë pas njoftimit se në një automjet të parkuar në rrugën “Demokracia”, ishte vjedhur një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën për vënien në pranga të autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u identifikua dhe u kap menjëherë pas vjedhjes, autori i dyshuar, shtetasi Ruzhdi Mici, 44 vjeç, banues në Kamëz.
44-vjeçari u arrestua pak metra larg vendit ku kreu vjedhjen, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tij tip “Benz”. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
