Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sërish për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Gjykatën Kushtetuese dhe anëtarët e sistemit të drejtësisë ditët e fundit. Në një dalje për mediat, Berisha tha se dënonte reagimet e Ramës, ndërsa theksoi se ky i fundit është kapur mat në vjedhje.

Për ish-kryeministrin, deklaratat e Edi Ramës janë presione ndaj Gjykatës Kushtetuese e cila nesër do të vendosë për Belinda Ballukun.

“Dënoj me forcë presionin e Ramës ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një akt të pashembullt ka ndërmarrë dy sulme të egra ndaj GJK. Në përgjigjen e tij ndaj deklaratës së Shoqatës së Gjyqtarëve ku denonconin dhe dënonin ndërhyrjet brutale të Ramës mbi GJK për të mbrojtur vjedhjen e tij për tunelin e Llogarasë. Nuk ka ku lëviz, është kapur mat dhe u vërsulet me një gjuhë që edhe Maduro do ta ketë zili kur t’ia përkthejnë. Gjykatësit kërkuan që të mos ushtrohet presion ndaj gjykatës.

Një javë më parë i kapur në çark me tunelin e Llogarasë citoi Komisionin e Venecias sikur ky komision ka dhënë opinione se nuk mund të pezullohen ministrat. I bëj thirrje Venecias të bëjnë një deklaratë që shqiptarët të mësojnë që është një mashtrues ndërkombëtar”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: