Skandale të tmerrshme vijojnë të zbulohen në lidhje me dosjen Epstein.

Dy kongresmenë amerikanë kanë zbuluar se pjesë e 3 milionë dokumenteve, videove dhe fotove të publikuara, është edhe rasti i një vogëlusheje 9-vjeçare.

Republikani Thomas Massie dhe demokrati Ro Kana në një konferencë të përbashkët për shtyp kanë evidentiar rastin e 9-vjeçares e cila ishte viktimë e rrjetit të trafikimit seksual të pedofilit të dënuar Jeffrey Epstein

“Lexoni këto dosje dhe shihni raportime për vajza 15-vjeçare, 14-vjeçare, 10-vjeçare. Sot pashë një raport për një vajzë 9-vjeçare. Dua të them, kjo është thjesht absurde dhe skandaloze. Dokumentet tregojnë gjithashtu se një burrë që mban një “pozicion mjaft të lartë në një qeveri të huaj” kishte lidhje të ngushta me Epsteinin”, tha Jamie Raskin i cili pa dosjet e paredaktuara.

Për herë të parë të hënën, anëtarët e Kongresit patën mundësi të shihnin dosjet e papërpunuara, duke vizituar personalisht ndërtesën e Departamentit të Drejtësisë në verilindje të Uashingtonit dhe duke i aksesuar ato nga kompjuterët e departamentit.

Të dy kongresmenët, megjithëse jo nga e njëjta parti, kanë udhëhequr përpjekjet për të publikuar të gjitha dosjet e çështjes Epstein që nga korriku i kaluar. Pavarësisht publikimit të dosjeve, ata ende po luftojnë për transparencë, pasi shumica e tyre janë të censuruara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: