Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Munih foli për domosdoshmërinë e një strategjie të re evropiane të sigurisë.

Duke iu referuar mënyrës se si blloku ka mbetur i palëkundur në mbështetjen e tij për Ukrainën, Von der Leyen tha: “Ky është një zgjim i vërtetë evropian dhe ky është vetëm fillimi i asaj që duhet të bëjmë.”

Gjithashtu bëri thirrje për fillime dhe bashkëpunime të reja të sigurisë.

Von der Leyen më te theksoi rëndësinë e pavarësisë evropiane, duke shtuar se Evropa duhet të “ngrihet” dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e saj.

“Një Evropë e pavarur është një Evropë e fortë dhe një Evropë e fortë përbën një aleancë transatlantike më të fortë. Disa vija janë kaluar që nuk mund të kalohen më”, shtoi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb