Klubi i Vorës, nëpërmjet një deklarate, ka shprehur pakënaqësitë për arbitrimin. Vora shkruan se ka dorëzuar një shkresë pranë Sektorit të Arbitrimit në FSHF, ku përmend rastet në të cilat mendon se është penalizuar nga gjykimi.

“Klubi i Futbollit Vora informon opinionin sportiv se ka dorëzuar zyrtarisht një shkresë pranë Sektorit të Arbitrimit në Federaten Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendime arbitrare të përsëritura, të vazhdueshme dhe të njëanshme, të cilat, jo për herë të parë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë sportive të ekipit tonë”- Shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb