Tekniku i Partizanit, Oltijon Kërnaja dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Vorës.
Partizani vjen si favorit në ndeshjen ndaj Vorës –
Kërnaja: Besoj që nuk ka favoritë për këtë ndeshje. Vijnë dy ekipe me situata të ndryshme nga ajo e fazës së tretë. Të 3 ndeshjet me Vorën sigurisht kanë qenë të dominuara nga skuadra jonë, panvarësisht rezultatit. Në fazën e dytë kemi përfunduar 0 – 0 në “Arenën e Demave”, kemi pasur një mori rastesh. Në ndeshjen e fazës së tretë 0 – 1 kemi pësuar një gol në minutën e 90′ pas një penalltie të humbur dhe 2 – 3 rasteve të tjera. Por në futboll nuk mbahen mend rastet apo loja e mirë, por mbahen mend rezultatet kështu që ne duhet të hyjmë për 3 pikët.
Fitorja është detyrim –
Kërnaja: Ne kemi hyrë në çdo ndeshje për 3 pikë edhe nesër do hyjmë për 3 pikët pjesën tjetër do ja lëm fushës. Besoj se djemtë janë të karikuar, të gatshëm për të dhënë maksimumin për të fituar 3 pikët.
Si është gjendja e skuadrës –
Kërnaja: Gjëndja e skuadrës është e mirë. Ne kemi një numër të madh lojtarësh në dispozicion. Në ndeshjen me Dinamon kishim mundësi që 4 – 5 prej tyre që luajtën për kupë me Elbasanin të pushonin dhe me Dinamon aktivizuam pesë të tjerë. Gjendja fizike është shumë e mirë. Sa i përket Qakës mori një goditje te pjesa e gjurit ndaj nuk donim të rrezikonim. Eshtë stërvitur me ekipin dhe është i gatshëm për ndeshjen e nesërme.
Mund të synoj Partizani titullin –
Kërnaja: Unë mendoj të shohim vetëm ndeshjen e radhës ne duhet të shohim vetëm rezultatet tona. E kam thënë që në fillim Partizani duhet të shohë vetëm ndeshjet e veta, nëse ne marrim ndeshjet tona një e nga një pikët aty janë , renditja aty është. Nuk jemi në dorën e askujt varemi vetëm nga këmbët tona kështu që duhet të japim maksimumin tonë.
Prania e Jasir Asanit në stërvitjet e Partizanit –
Kërnaja: Asani është në shtëpinë e vet. E dimë që Asani ka dhënë shumë për ekipin e Partizanit, ka ngritur trofe ka dal kampion. Asani është në shtëpinë e vet, i ka dyert e hapura gjithmonë. Ndihma është reciproke, më shumë e ndihmojmë ne Asanin se sa Asani ne në këtë rast sepse e mbajmë në formë fizike që të ndihmojë një komb të tërë për ndeshjen ndaj Polonisë. Shpresojmë që ti japim sa më shumë pozitivitet dhe energji që të jetë sa më i gatshëm me Poloninë.
Keni diskutuar për një rikthim të Asanit te Partizani –
Kërnaja: Nuk besoj që është momenti dhe koha që Asani të kthehet, besoj ka një karrierë përpara. Shpresojmë që edhe lufta të mbaroj dhe të kthehet pranë ekipit të tij. Të shohim më të mirën për djalin pjesa tjetër janë proçedura që zgjasin shumë dhe ne jemi në 9 ndeshjet e fundit kështu që nuk besoj se do të ketë diçka serioze momentalisht.
