VORE- Shoqërohen në komisariatin e Vorës 6 persona, 4 prej të cilëve u lanë të lirë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ndaj tyre janë bërë verifikime nëse janë apo jo banorë të Vorës, ndërsa dy personat e tjerë po vijojnë me procedurat.
Nuk dihen ende detaje rreth këtij shoqërimi, ndërsa masat vinë një ditë para zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen në 61 bashki në mbarë vendin.
(ed.me/BalkanWeb)
