Deputeti i PD, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar takimet e PD me diasporën, duke theksuar se ato kanë qenë të shkëlqyera.
Ai gjithashtu kritikoi sistemin e regjistrimit të votuesve, duke sugjeruar se punonjës shtetërore janë duke u angazhuar për të regjistruar shqiptarët jashtë. Alizoti e cilësoi këtë një praktikë të papranueshme që po përdor administratën shtetërore për të favorizuar regjistrimin e votuesve jashtë Shqipërisë.
Tomor Alizoti: Takimet e PD me diasporën kanë qenë të shkëlqyera. Nafta në Shqipëri vlen më tepër sesa në Zvicër, ndër vendet më të pasura në botë. Në vendin tonë nuk vlerësohen të zgjuarit, por matrapazët dhe hajdutët.
Problemi më i madh është regjistrimi. Jam i sigurt që punonjës shtetërore regjistrojnë shqiptarë jashtë. Përdoren nëpunës të shtetit për të regjistruar votues jashtë.
