Deputeti i PS Lavdrim Krashi, i ftuar në Programin e drekës në News 24 foli për votën e diasporës.
Krashi theksoi se është i kënaqur që afër 300 mijë shqiptarë do votojnë në zgjedhje. Ai shtoi se detyrë patriotike është që të identifikohet çdo votues shqiptar, kudo jeton.
Lavdrim Krrashi: KQZ Më 11 maj, Shqipëria do ketë dy lista votuesish, një që është për brenda vendit e një për jashtë vendit. Detyra jonë është që të identifikojmë çdo shqiptar, kudo që jeton. Kemi qindra e mijëra humbje në votues. Unë si emigrant jam i kënaqur me shifrën, besoj se shifra do shkojë afër 300 mijë.
Duke qenë se diaspora po voton për herë të parë, shifra është e kënaqshme. KQZ do të dërgojë zarfin tek posta. Postieri do të jap zarf për çdo votues. Pasi voton, e dërgon tek kutia postare. Votat vijnë tek KQZ, para datës 11 në orën 07:00. Numërohen tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Unë s’jam që votat të numërohen nga komisionerë politikë, por nga njerëz apolitikë.
(Balkanweb)
