“Vota e Diasporës tregues i asaj që po ndodh këtu”/ Analisti Fatos Lubonja: Procesi nuk ishte transparent

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në “LOG.” në News 24 duke folur për përfundimin e procesit të numërimit të votave preferenciale të diasporës, tha se ky proces nuk është transparent.

Lubonja fajësoi Partinë-shtet që sipas tij, kontrollon shtetin, administratën, ekonominë, që ka në kontroll drejtësinë, krimin e organizuar, pra të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet të mos jenë të ndershme.

Fatos Lubonja: Kam thënë që diaspora për një arsye shumë të thjeshtë është tregues e asaj që ndodh në Shqipëri.

Partia shtet që kontrollon shtetin, administratën, ekonominë, që ka në kontroll drejtësinë, krimin e organizuar, pra të gjitha këto bëjnë që zgjedhjet të mos jenë të ndershme.

Kur arrin të kontrollohet ky proces dhe vota e Diasporës ishte e qartë, sepse e kam thënë do ketë goditje. Me një kontroll merren votat.

Kemi të dhëna që janë përdorur metoda, por dhe vetëseleksionimi , dikujt i ka shkuar zarfi dikujt jo. Njeriu që merrej me diasporën, ka qenë komisionere e PS, pra kanë njerëzit e tyre gjithandej, ne do të bëjmë këtë analizë.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb