Qarku i Kukësit do të nxjerrë tre deputetë nga zgjedhjet e 11 majit, ku dy i takojnë Partisë Demokratike dhe një Partisë Socialiste.

Nga koalicioni PD-ASHM, kandidati Flamur Hoxha futet automatikisht, pasi është në listën e mbyllur, ndërsa drejt rikonfirmimit të mandatit është deputeti Isuf Çelaj, i cili ka marrë shumicën e votave preferenciale.

Deri tani, Isuf Çelaj ka marrë 6588 vota, i ndjekur nga kandidati jetër Shkëlqim Shehu me 4072 vota dhe Elvira Peka me 2363 vota.

Ndërsa nga radhët e Partisë Socialiste në Kukës fiton mandatin Eduard Shalsi, i cili si drejtues qarku ishte në listën e mbyllur.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb