Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, shprehu pakënaqësinë ndaj rezultatit të procesit të rinumërimit të zhvilluar në KAS.
Sipas tij, video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon me rezultatin e dalë nga procesi i rinumërimit.
“Nga pamjet që ne kemi xhiruar, kemi konstatuar se gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve, shumë fletë votimi që kishin shënime vetëm tek subjekti politik, i janë atashuar kandidatëve preferencialë. Ne e morëm këtë indicie nga monitoruesit tanë dhe nga ky moment ndoqëm procesin”, tha Ilir Alimehmeti. Ai shtoi më tej se KAS po përdor qëllimisht terma me konotacion negativ, duke i quajtur votat që u janë hequr kandidatëve, si vota të pamerituara, tek fletët e votimit ku kryqi është bërë tek mbiemri i kandidatit”, tha Alimehmeti.
Por ky pretendim u hodh poshtë nga anëtari i KAS, Ledio Braho i cili tha se kërkesa për marrjen si provë të videove të procesit të parë të numërimit është e pamundur.
“Janë 1207 kuti, për secilën prej tyre procesi i numërimit mund të dojë 2 orë. Tani janë 2400 orë filmime. Edhe në procesin e rinumërimit ndodhi e njëjta gjë, kjo nuk mud të jetë provë, nuk mund të shohim 2400 orë, ne kemi fletën e votimit provë”, tha Braho.
Ai u kërkoi kandidatëve që kushdo që ka dyshime se video e numërimit të parë nuk përputhet me rezultatin që ka prodhuar rinumërimi, mund të bëjnë kallëzim penal dhe tja cojnë prokurorisë. Të gjithë kandidatët i kanë videot”, tha anëtari i KAS, Ledio Braho.
Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë kërkesa jonë ishte bazuar në videot. Video me verbalin e parë të numërimit nuk korrespondon. E dyta arsye është se për shkak të përdorimit të termave të gabuar, i hiqen disa vota të kandidatëve. Disa votues kanë vënë kryq tek mbiemri. Këto nuk quhen vota të pamerituara kjo bëhet qëllimisht për të bërë pis kandidatin.
Ulja votat por mos i jep konotacion negativ, shprehjes së vullnetit të votuesit. Mesa kemi parë ka patur dhe vota të pavlefshme për subjektet.
Cka u pa është që nuk u panë videot. Gjatë numërimit të subjektit dhe u bë me dy faza. Në fazë të parë numëorhen subjektet. Këtu është bërë video. Në moment të dytë janë numëruar kandidatët. Na erdhën indicie nga monitoruesit që votat e subjekteve iu bashkoheshin kandidatëve. Nga ky moment ne ndoqëm procesin,
Ledio Braho: Janë 1207 kuti, për secilën prej tyre procesi i numërimit mund të dojë 2 orë. Tani janë 2400 orë filmime. Edhe në procesin e rinumërimit ndodhi e njëjta gjë, kjo nuk mud të jetë provë, nuk mund të shohim 2400 orë, ne kemi fletën e votimit provë.
Kushdo që ka dyshime se video e numërimit të parë nuk përputhet me rezultatin që ka prodhuar rinumërimi mund të bëjnë kallëzim penal dhe tja cojnë prokurorisë. Të gjithë kandidatët i kanë videot.
(BalkanWeb)
