Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, ikreu i PD Sali Berisha lëshoi akuza të forta për manipulim të procesit zgjedhor dhe përfshirje të grupeve kriminale në mbështetje të kandidatëve të mazhorancës.
Ai denoncoi atë që e quajti “terror politik i pashembullt”, duke përmendur emra konkretë dhe grupe me influencë në terren.
“Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.
Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është.
Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara.
Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre.”, tha ai.
