Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot nuk po mbështet Listat e Hapura pasi nuk siguron dot votat në Kuvend për të votuar marrëveshjen për Reformën Zgjedhore dhe Kodin e Ro Elektoral.

Rama thotë se këmba e tij sot nuk është në një këpucë për shkak aritmetik por është bindja që sot shqiptarët duan lista të hapura dhe politika duhet t’ia japë këtë kërkesë.

Më tej, ai shton se vetë si kryeministër nuk do të pikturohet si njeriu që do listat e mbyllura dhe do të të vendosë gjithçka nën kontroll. Por përsëri Rama  thotë se listat e hapura nuk janë efekti çudibërës.

 

 

”A u detyruat nga Lulzim Basha për të arritur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore?

Mua ka vetëm një koalicion që më detyron, dhe ky koalicion është koalicioni i marrëdhënies time me veten, popullin, me familjen time.  Që të bëj gjëra që i bien ndesh këtij koalicioni. Marrëveshja u realizua si rezultat për të bërë çdo lëshim. Kam qenë dhe opozitë, dhe kam bërë nga pozicioni i kreut të opozitës marrëveshje.  Hera e parë që për Kodin Zgjedhor e bën nga A-Zh opozita.

Dhe këtu A- Zh, pasi janë dhe gërmat në mes, A dhe Zh është depolitizimi i administratës zgjedhor apo jo, dhe shkelëm mbi veten që të kënaqim PD dhe grupin që udhëheq.

E dyta, unë nuk kam më shumë respekt për ata që janë jashtë, sesa për ata që janë brenda. Ju mund t’i shihni si të doni, është liria e vështrimit të secilit. Opozita jashtëparlamentit mund t’i trajtojë si të dojë, për mungesë dinjiteti të vetes, se ata aty nuk i kam sjellë unë e Taulant Balla. I ka sjellë PD dhe LSI.

Ata janë deputetë të Shqipërisë sot, me legjitimitet 100%. Dhe me ata punojmë. Nuk punojmë me Bashën e Kryemadhin.

Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetik, që na çon ne në konkluzionin që duhet të hapim listat. Por është bindja jonë që shqiptarët në shumicë dërrmuese kërkon diçka dhe ne duhe tt’ua japim. Nuk dua të pikturohem nga të tjerët si njeriu që do listat e mbyllura, do të kontrollojë diçka. Unë nuk besoj që listat e hapura janë recetë çudibërëse, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë dhe një zgjedhje preferenciale në listën e një subjekti, që ata zgjedhin është absolutisht detyrim. Në këto kushte, kur edhe vetë klasa detyrohet si një rreth i mbyllur. Për më tepër dhe nga eksperienca ime kaqvjeçare, nevoja e një lidhje më direkte dhe një pranie më të madhe të të zgjedhurve pranë zgjedhësve mund të shërbehet më mirë kur deputeti e di që nesër rikonfirmimi i tij do të varret nga mendimi i qytetarëve.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb