Ish- ministri i jashtëm Ditmir Bushati nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ka përshëndetur qeverinë e re të Kosovës e cila votohet sot në Kuvend.

Bushati shprehet se sot nuk është ditë e shënuar vetëm për Kosovën por për gjithë shqiptarët dhe i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare dhe jo vetëm por gjithë politikës së Tiranës t’a respektojë.

Ai shprehet se koalicioni LVV- LDK ishte i vështirë por i kujtoi shqiptarëve se politika kërkon disiplinë.

”Meqenëse jemi tek shqiptarët që jetojnë në rajon, unë përfitoj nga rasti të përshëndes Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, LVV-në dhe LDK-në. Sot është një ditë e shënuar besoj për Kosovën dhe gjithë shqiptarët.

Pavarësisht rezistencave të mëdha, pakënaqësive, mënyrës së keqkuptimit apo keqinterpretimit që ka shoqëror këtë proces gjatë gjithë kësaj kohe. Si çdo lindje dhe lindja e këtij koalicioni ishte e vështirë, por është një koalicion që meriton respektin dhe mbështetjen e Tiranës, jo vetëm Tiranës zyrtare, por gjithë Tiranës politike për vendimet e mëdha që do duhet të merren.

Sepse politika kombëtare kërkon disipline strategjike dhe ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast këtë gjë. Faleminderit”- tha Bushati.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb