Ish-deputeti socialist Elmaz Sherifi, gjatë intervistës në Oponencë, shprehu besimin tek puna e SPAK, që sipas tij pritet të godasë më fort.
Duke iu referuar hetimeve për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, socialisti i vjetër tha se ndaj Ballukut beson se do të ketë akuza të reja.
Ai tha më tej se, SPAK e toleroi Ballukun duke i vënë masën e pezullimit, sepse dosjen e kishin plot dhe thanë ka shpërdorim detyre.
“Qeveria e frenoi këtë proces duke vënë në lëvizje parlamentin që është e paprecedent se nuk është parlamenti gjykatë, s’ka asnjë kompetencë.
Këtu shteti i së drejtës ka një parim, të gjithë të barabartë para ligjit. SPAK do ta rëndojë pozitën e Ballukut dhe do të formulojnë akuza të reja”, tha Sherifi.
Elmaz Sherifi: SPAK do të na japë shansin të pastrojë politikën dhe ajo sigurisht nuk të kënaq me cfarë duhet të bëjë. Por me çfarë ka bërë dhe ku kemi qenë, nuk ka të krahasuar. Sot të duket normale që ministra e ish- ministra janë në bankën e të akuzuarve.
Sigurisht ata janë sot të padënuar por proceset do të vijnë. Nëse është sot një element pozitiv që besoj është pikërisht goditja që do të bëhet dhe do të jetë e fortë.
Ta them si e mendoj unë. SPAK e toleroi Ballukun duke i vënë masën e pezullimit, sepse dosjen e kishin plot dhe thanë ka shpërdorim detyre.
Duke frenuar këtë proces dhe duke vënë në lëvizje parlamentin që është e paprecedent se nuk është parlamenti gjykatë, ska asnjë kompetencë parlamenti, fare fare. Imuniteti ka lindur për deputetin opozitar, me qëllim që shteti të mos ta ekzekutonte. Por në 2005, PS ka bërë deklaratë se të gjithë deputetët hiqnin dorë nga imuniteti. Vetëm unë nuk e bëra deklaratën. Imuniteti është për trupën, parlamentin dhe është e drejtë kushtetuese. Unë i thashe hajde ta ndryshojmë Kushtetutën dhe të mbetemi pa imunitet se nuk jemi në periudhën e mesjetë.
Këtu shteti i së drejtës ka një parim, të gjithë të barabartë para ligjit.
SPAK do ta rëndojë pozitën e Ballukut dhe do të formulojnë akuza të reja.
